Rama mungon në Kuvend, Berisha i vendos foton me Mc Gonigal në karrigen e tij: Keni frikë e tmerr ...
Kryetari i PD-së Sali Berisha para se të mbante fjalimin në Kuvend vendosi një foto të Mc Gonigal dhe Ramës bërë në zyrën e kryeministrit.
Fotoja u vendos tek karrigia bosh e Ramës. Ministri Gogu e frye dhe fotoja ra poshtë. Ndërkohë kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ndërhyri: “Sikur kemi thënë që nuk lejohen posterat..”
Berisha e mori foton dhe e vendosi pranë tij në foltore
“E vëmë këtu se mediat e duan. Keni frikë e tmerr nga mediat” tha ai.
Berisha e quajti një prej skandaleve më të mëdha të kohës.
“Skandal ndërkombëtar që bashkon në një kryezbuluesin e FBI-së, MC Gonigal, Edi Ramën, ministra të tij e zyrtarë, gjykatës e prokurorë dhe dimensionet e këtij skandali janë ende të papërcaktuara... ” tha Berisha.