EMRI/ Aksident me vdekje pranë fshatit Dishnicë të Korçës
Një aksident me pasoja të rënda ka ndodhur sot në afërsi të fshatit Dishnicë, pranë një karburanti.
Sipas burimeve paraprake, një mjet ka përplasur një motor, dhe fatkeqësisht drejtuesi i tij, Lefter Liçenji ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Korçë/ Informacion paraprak
Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Korçë–Bilisht”, në fshatin Dishnicë, motomjeti me drejtues shtetasin L. L., 66 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. M.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi L. L.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.