Noka: Drejtësia politike e Ramës, shëmbëlltyrë e Irena Gjokës së dënuar në Greqi dhe që i bindet partisë!
Deputeti demokrat, Flamur Noka në fjalën e tij në Kuvend foli për kapje të sistemit të drejtësisë, nga njerëz të lidhur me pushtetin.
Duke folur me emra konkrete dhe duke ua përplasur realitetin në sy kolegëve të mazhorancës, Noka tha se drejtësia politike e Ramës është shëmbëlltyra më e mirë e Irena Gjokës, e cila qëndron në sistem pavarësisht dënimit penal në Greqi.
Sipas Nokës, është pikërisht ky sistem, të cilin e konsideroi të dështuar që ka akumuluar mllef te qytetarët, teksa solli në vëmendje ngjarjen e rëndë të 4 tetorit me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit në Apel.
‘Sepse është mllef ndaj jush dhe ndaj sistemit që keni ngritur ju. Bëni vjersha sa të doni, tek shqiptarët perceptimi është tjetër. Sepse drejtësi me Irena Gjokën të dënuar në Greqi dhe e mbani, a nuk është drejtësi politike?’, u shpreh Noka.
Përsa i përket drejtësisë, motra e Belindës ka prodhuar drejtësinë tënde. Ka prodhuar edhe Genta Bungo e Fatmirit. Ka prodhuar edhe Olsi Komiçi që e keni bërë deputet. Nuk janë partia këto? Keni vënë ju familjarët tuaj që të përcaktojnë të gjithë drejtësinë dhe ku jemi sot? Ndjej dhimbje për vrasjen e të ndjerit Astrit Kalaja. I ndjeri miri të gjithë mllefin e sistemit që keni ngritur ju.
S’ka qenë kurrë drejtësia ndonjëherë që 20 vjet duhet që të nisë çështjet dhe të marrë përgjigje, maksimumi 3 vjet. Nuk ka qenë kurrë drejtësia në këtë derexhe që për një vendim gjykate duhen 1200 ditë të zbardhet. A ka qenë ndonjëherë? Jo kurrë. Edhe e politizuat edhe e asgjësuat. Këtë drejtësi keni dashur. Por këtë shqiptarët nuk e kanë dashur. Ndaj sot, mllefi ndaj sistemit e mori në qaf të ndjerin Kalaja.
Sepse është mllef ndaj jush dhe ndaj sistemit që keni ngritur ju. Bëni vjersha sa të doni, tek shqiptarët perceptimi është tjetër. Sepse drejtësi me Irena Gjokën të dënuar në Greqi dhe e mbani, a nuk është drejtësi politike? E mbani sepse ha e pi me familjarët e Kryeministrit ajo. Prandaj e mbani ju. Se i bindet partisë. Kjo është drejtësia juaj. Drejtësia që ka fytyrën e Irenës. Përse kur qenka drejtësi jo politike, por e pavarur, përse nuk e shkarkon Irenën. Çoje me vendim gjykate.