FOTO/ Këngëtari Blero bën “All in” në poker!

 

 

Këngëtari Blero është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale, kjo është arsyeja që ai është mjaft aktiv në to.

Së fundmi ai ka publikuar një fotografi në Instagram, ku është shfaqur duke luajtur një lojë poker, gjersa në mbishkrimin e fotos ka shkruar: “All In (Të gjitha)”, një shprehje që lojtari e përdor në momentin që dëshiron t’i japë të gjitha ato që i ka.

Mesa duket loja ka ecur mbarë për këngëtarin, teksa ka arritur që të fitojë shumë monedha, dhe më pas t’i ‘rrezikojë’ të gjitha vetëm për të fituar më shumë të tjera, transmeton telegrafi.

Urojmë që pokeri të jetë vetëm një hobi për Bleron dhe mos t’i kalojë kurrë në një mani, nga e cila vështirë se do të mund të largohej.