‘HUMBJA IME ËSHTË FITORE’/ (IRIQI bisedon me Ogerta Manastirliun)
Iriqi:-Duket sikur po e ndjeni humbjen. E vërtetë?
Ogerta:-Ty Iriq të lumtë goja. Kur të shpallen rezultatet do të të jap një llokum. Ashtu po ëndërrojmë të gjithë në PS. Duam një humbje katastrofë. Veç ajo na gëzon e na ngop.
Iriqi:-Nuk kuptoj, më sqaro! Po kërkon humbje?
Orgeta:-Po. E ëndërroj. Edhe Rama këtë më thotë çdo ditë. O Gert, lutu që të humbim, më shkruan ai çdo një orë.
Iriqi:-Po pse kështu?
Ogerta:-Se një humbje jona na çliron nga mijra e mijra halle. Na heq një mal me telashe.
Iriqi:-Si kështu?
Ogerta:-Po, ja. E nisim nga plehrat. U mbush landfildi, s’ka më vend. Inceneratorët hynë në xhepat tanë. Paratë dmth. Pra sa të vrasim mendjen se ku do i çojmë mbeturinat e një milionë tiranasve humbim zgjedhjet e le të vrasë veten Florian Binaj pastaj.
Iriqi:-Të vrasë veten?
Ogerta:-Po, Binaj do lutet që ta vrasë veten çdo ditë. Kështu do bëjë me trafikun tmerr, me ndotjen e ajrit, me zhurmat, me…halle pa fund.
Iriqi:-Pra ju e shihni që nuk e rregulloni dot Tiranën andaj nuk e doni më ta drejtoni?
Ogerta:-Tiranën nuk e rregullon edhe po të vijë Trumpi. Ajo bëhet, ka një rrugë.
Iriqi:-Si?
Ogerta:-Ta braktisin banorët. Se më në këtë kryeqytet nuk jetohet. Së shpejti nuk do lejohet kush të lëvizë pa kundragaz. Edhe brenda përbrenda shtëpisë. Edhe nga kuzhina në wc do ecim me kundragaz. Ajri në Tiranë do të jetë më i ndotur se sa Lana. Helm, helm puro. Helm pa hile, bio i thonë. O zot bëje mrekullinë! Bëje që të fitojë Florian Binaj! Amen!