Paloka ironizon Ramën: Ja ‘mreti’ në rolin e Queen Baxh*llës!

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, nëpërmjet një statusi në FB, ka ironizuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, duke e quajtur atë “mretin” në rolin e tij të preferuar, atë të “Queen Baxhellës”.

Paloka akuzon Ramën se gënjen me qetësi edhe pas publikimit të videos së takimit të tij me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, në Moskë.

Postimi i plotë i Palokës:

Ja “mreti” në rolin që i pëlqen më shumë dhe që e përdor më shpesh… “mreti” në rolin e Queen Baxhellës!

Gënjen dhe përdridhet pa u skuqur e pa u zverdhur fare!

Megjithëse i nxorrën videon e takimit të tij me Lavrov në Moskë vetëm para pak ditëve ( kur e tha për herë të parë këtë gënjeshtër) prapë gënjen me qetësi !

Nuk jam orbanist - thotë - po Viktorin e kam mik. Pastaj i fut dhe ca lavde për Presidentin Trump…

Çfare mund t’i thuash “mretit” në këto raste përveçse Queen Baxhella !