‘I mungon kriteri objektiv’/ Hasimja: TALIS, vetëdeklarim i mësuesve sipas pëlqimeve të drejtorëve
Anketa ndërkombëtare TALIS, e cila synon të masë perceptimet e mësuesve për profesionin e tyre, është vënë në qendër të një debati të nxehtë. Sipas ekspertit të arsimit, Ermal Hasimja, thelbi i problemit qëndron te vetë natyra e saj.
'TALIS është një vetëdeklarim, ose 'self-report', ku mësuesit plotësojnë pyetësorë për perceptimet e tyre. Kjo do të thotë se i mungon një kriter matës objektiv dhe neutral, ndryshe nga testi PISA, ku nxënësit i nënshtrohen një provimi konkret,' shpjegon Hasimja në Kafe Shqeto në SYRI TV me Flavio Qarrin. .
Ai ngre dyshime se mësuesit shqiptarë, duke vepruar në një mjedis me presione, mund të kenë dhënë përgjigje që priteshin nga eprorët e tyre, duke cenuar kështu vërtetësinë e rezultateve. Kjo qasje, sipas tij, rrezikon të kthehet në një mjet propagandistik për të paraqitur një realitet më pozitiv sesa ai që ekziston vërtet në sistemin arsimor, veçanërisht kur krahasohet me rezultatet alarmante të PISA-s.
Hasimja:
Po Talis është emër treni në fakt me thënë të vërtetën po. Një emër treni që kam përshtypje shkon nga Franca në anë Bruksela në në Angli. Ka qëlluar rastësisht, por ideja është kjo, se u tha dhe në reportazhin që ju kishit përgatitur, që Talisi është, është vetëdeklarim, self report e quajnë ata. Do të thotë që ju kërkohet mësuesve të caktuar në shkolla të ndryshme, sipas kampioneve që përgatiten, ju kërkohet që të deklarojnë me bazën e një pyetësori perceptimet e tyre. Domethënë, një e para janë perceptimet e mësuesve dhe e dy janë të vetëdeklaruara.
Domethënë, nuk ka kriter matës ndryshe nga nga matje të tjera, për shembull nga Piza, se Piza është e thjeshtë, futen nxënësit edhe bëjnë provimin edhe rezultatet pastaj vlerësohen dhe gjykohen.
Rezultatet janë goxha objektiv, po, ndërkohë që në rastin konkret nuk ka ndonjë lloj objektiviteti sepse vetë instrumenti është është perceptuar si diçka që nuk ka nevojë për manipulim. Sepse nuk është një instrument që që shtetet e tjera mund ta marrin e ta përdorin për interpretime politike.
Përdoret herë pas here, po po jo si në rastin e Shqipërisë. Dhe aty ku përdoret, të kemi parasysh që në vende si, se ka pasur diskutime me bazën e Talisit, gjetjet e Talisit edhe në Finlandë, edhe në Francë, edhe në Spanjë, po kur bëhen këta diskutime, bëhen në vende në të cilët nuk i shkon ndërmend drejtorit të shkollës që t'i thotë mësuesve do përgjigjeni kështu ose ashtu, ose edhe më larg pastaj autoriteteve më më të larta.
Kështu që, se patjetër, është e pamundur atje sepse do do bëhej skandal i madh, do dilte.
Në rastin e Shqipërisë, unë kam dyshime personale, kam dyshime që jo fakte por dyshime, dyshime që mësuesit janë, janë përpjekur të japin tek ato përgjigje që ato mendojnë që do do të do i pëlqenin drejtorit. dhe edhe autoriteteve arsimore. Por megjithatë këtë e kanë bërë duket qartazi që e kanë bërë në mënyrë të kufizuar, domethënë e kanë bërë për ato që këtyre i duken mësuesve i duken çështje relativisht të parëndësishme.
Çështja e përgatitjes së AI e të tjera e të tjera. Aty kur vjen puna te pjesa që ju djeg më tepër pastaj, te pjesa e rrogës, aty kanë rezistuar më tepër dhe kanë dhënë përgjigje pak më objektive, pavarësisht se unë mendoj që po t'i pyesësh mësuesit në Shqipëri nuk gjen as 36% që janë të kënaqur, që janë të kënaqur me rrogën.
Unë mendoj që praktikisht 100% e mësuesve janë të pakënaqur me rrogën, dhe do të çuditesha po të ishin të kënaqur sepse edhe në vende të tjera mësuesit asnjëherë nuk janë të kënaqur me me rrogën.