'Mirëmbajtja Rrugore', si kamufloheshin trafikantët e armëve që u zbuluan në 'Myslym Shyri'! Furgoni ruhej me civilë për të parë se kush hynte

Trafikantët e municioneve dhe armatimeve të sekuestruara një ditë më parë nga Policia e Tiranës, kanë përdorur si kamuflim një furgon të loguar me mbishkrimin “Mirëmbajtja Rrugore”.

LEXO EDHE: FOTO/ Ky është 34-vjeçari që zotëronte arsenalin e armëve në 'Myslym Shyri', municionet do përdoreshin për...

Mësohet se ky mjet kishte më shumë se një muaj që qëndronte i parkuar në zonë dhe se është ruajtur me efektivë civilë për të zbuluar kush hynte dhe kush dilte nga furgoni.

Fillimisht është ndërhyrë nga Policia Rrugore, si një manovër e agjentëve të policisë, me argumentin se kishte bllokuar rrugën dhe sapo janë konstatuar armët është bërë ndërhyrja nga agjentët e krimeve

Furgoni me mbishkrimin “Mirëmbajtja Rrugore”, është në emër të të arrestuarit Eugert Sino.

LEXO EDHE: Armë sa për një ushtri në zemër të Tiranës/ Zbulohet baza ku fshihej arsenali. Një i arrestuar dhe dy në kërkim

I riu i marrë në pyetje mbrëmjen e djeshme nga policia ka mohuar të ketë lidhje me armët me argumentin se nuk ka dieni kush i ka futur aty, në një kohë që furgoni qëndronte i parkuar pranë banesës së tij.