Mister i ri në biologji, zbulohen lakuriqë nate që shkëlqejnë
Lakuriqët e natës që shkëlqejnë mund të duken si zbukurim Hallouini, por shkencëtarët në Georgia kanë zbuluar se disa lloje të Amerikës së Veriut mund ta bëjnë.
Kur gjashtë lloje prej tyre ekspozohen ndaj dritës ultravjollcë, kanë një shkëlqim të gjelbër. Është hera e parë që ky fenomen regjistrohet te lakuriqët e natës që janë tipikë për këtë rajon, sipas studimit të University of Georgia.
Zbulimi i shtohet listës së gjitarëve që kanë këtë veçori. Megjithatë, shkencëtarët nuk e dinë ende pse disa kafshë me gëzofë shkëlqejnë dhe të tjera jo.
Autorja Briana Roberson iu dedikua gjashtë llojeve lakuriqësh nate të Amerikës së Veriut. Ajo shkoi në Muzeun e Historisë së Natyrës në Athinë dhe në 10 individë prej çdo lloji reflektoi dritën ultravjollcë. Në secilin prej tyre, krahët dhe gjymtyrët e pasme shkëlqenin në ngjyrë të gjelbër.
Funksioni i këtij shkëlqimi mbetet mister dhe shkencëtarët shpresojnë ta zbulojnë një ditë për të kuptuar si kafshët u përgjigjen dhe përshtaten ndryshimeve mjedisore.
Është e mundur që mos të ketë asnjë funksion të tanishëm, por të ketë pasur gjatë evolucionit të tyre.
Deri më sot, ka mbi 200 gjitarë që ndriçojnë në errësirë. Në planet ka mbi 6 mijë lloje gjitarësh dhe ka gjasa që të identifikohen më shumë syresh që e zotërojnë këtë veçori.