James P. Rubin: Dënimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së do të ishte një tragjedi dhe një plagë për drejtësinë ndërkombëtare

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James P. Rubin, gjatë një intervistë në podcastin Balkans Debrief, ka folur në lidhje me gjyqin e ish-udhëheqësve të UÇK-së në Hagë.

Rubin ka deklaruar se nëse ish-krerët e UÇK-së do të dënohen, do të ishte një tragjedi, pasi sipas tij, Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesit e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftuan për lirinë e vendin të tyre.

Më tej Rubin ka deklarua se dëmi do të ishte i madh edhe për ata që në ardhmen do të kërkojnë ngritjen përsëri të një gjykate ndërkombëtare ligjore.

Ndërsa theksoi se dënimi pa prova i ish-drejtuesve të UÇK-së do të ishte një plagë edhe për sistemin ligjor ndërkombëtar.

“Lutem që kjo mos të ndodhë, pasi ka për qenë një tragjedi reale për njerëzit që luftuan, ku disa prej tyre dhanë jetën për liri dhe për ata njerëz që sot përfaqësojnë miliona kosovarë dhe shqiptar. Po shpallen fajtor pa asnjë provë. Unë e kam parë dhe ka për të qenë një plagë e tmerrshme e sistemit ligjor dhe unë mendoj se dëmi ka për të qenë për një kohë të gjatë, për ata që do të jenë të gatshëm të krijojnë ndonjë gjykatë ndërkombëtare ligjore përsëri. Kështu që unë shpresoj dhe lutem që kjo mos ndodhë”, tha Rubin.