Erion Veliaj do jetë prezent fizikisht në 31 tetor/ E konfirmon Drejtoria e Burgjeve
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka konfirmuar se janë marrë të gjitha masat për kryebashkiakun e shkarkuar të Tiranës, Erion Veliaj, të jetë i pranishëm fizikisht në seancën e Gjykatës Kushtetuese që do të zhvillohet më 31 tetor.
Institucioni bën me dije se:
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është njohur me kërkesën e Gjykatës Kushtetuese dhe ka marrë masat përkatëse që shtetasi Erion Veliaj të marrë pjesë në seancën që do të zhvillohet në datë 31 tetor në Gjykatën Kushtetuese.”