SYRI TV/ Naftëtarët e ‘Bankers’ 15 ditë grevë urie: Nëse s’ka negociatë, grevë te kryeministria...

Në ditën e 15 të grevës së urisë, një pjesë e naftëtarëve kanë protestuar para zyrave të kompanisë Bankers Petrolium në Fier. Disa nga grevistët e urisë, iu bashkuan protestës së kolegëve duke u shprehur se nuk do të tërhiqen deri në plotësim të kërkesave nga kompania. Ata denoncuan presionet që po u bëhen për të ndërprerë grevën, ndërsa në solidaritet me naftëtarët u zhvillua një protestë nga shoqëria civile para zyrave të ministrisë së  infrastrukturës në Tiranë.

Syri TV

Teksa kolegët e tyre janë ngujuar në grevë urie prej 15 ditësh, rreth 150 naftëtarë protestuan para zyrave të kompanisë Bankers Petrolium.

Dy nga grevistët e urisë, Dritan Shaho dhe Dritan Rrapushi, iu bashkuan protestës së kolegëve, duke u shprehur se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre për rritje pagash dhe njohje të statutit të naftëtarit.

Protestës iu bashkuan edhe familjarë dhe fëmijë të naftëtarëve, ndërsa disa prej tyre denoncuan presionet dhe intidimimet që po bëjnë menaxherët e kompanisë bankers. Në solidaritet me naftëtarët e Bankres, kanë protestuar dhe aktivist të shoqërisë Civile në Tiranë, të cilët u shprehën që kërkesat e naftëtarëve të dëgjohen, ndërsa ngritën akuza ndaj ministrisë së infrastrukturës se po u merr dinjitetin punëtorëve.

Naftëtarët shprehen të vendosur të mos ndalen, duke paralajmëruar se nëse qeveria nuk ndërhyn si ndërmjetëse dhe kompania nuk plotëson kërkesat, atëherë greva e urisë do të zhvendoset para godinës së Kryeministrisë në Tiranë.