E RËNDË/ 20-vjeçarja indoneziane lind foshnjën dhe e braktis në banesën me qira, procedohen edhe shoqet e saj
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për pesë shtetase indoneziane: A. P., 20 vjeçe; A. Ë., 29 vjeçe; B. L., 20 vjeçe; S. F., 28 vjeçe dhe P. G., 19 vjeçe.
Sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se shtetasja A. P. ka braktisur në banesë foshnjën që ka lindur aty, ndërsa katër shtetaset e tjera të proceduara nuk kanë kallëzuar krimin.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.