Avokatët nën presion, Qeleshi: Të ngrihet një protokoll sigurie ndërinstitucional…
Përtej sigurisë së gjyqtarëve dhe qytetarëve, një tjetër dimension i krizës në sistemin e drejtësisë është edhe pozita e avokatëve. Sipas Joana Qeleshit, avokate dhe Kryetare e Shoqatës së Avokatëve Penalistë, e cila ka qene e ftura mnë amisionin Kafe Shqeto në Syri tv, avokatët, si pjesë integrale e procesit gjyqësor, janë gjithashtu të ekspozuar ndaj rreziqeve dhe mungesës së respektit institucional. Rasti i fundit i ndalimit të avokatit Ulian Bajrami, të cilin Qeleshi e cilëson si të paligjshëm, është një shembull flagrant i kësaj situate. "Ishte e qartë që nuk mund të kishte një ndalim të kryer nga Policia Gjyqësore në atë formë. Kjo është diçka që nuk duhet t'i ndodhë asnjë qytetari, aq më tepër një avokati në ushtrim të detyrës," thekson ajo.
Në bisedë më moderatorin Flavio Qarri, Qeleshi bën thirrje “për ngritjen e një protokolli sigurie ndërinstitucional, ku të përfshihen të gjithë aktorët, për të siguruar që çdo pozicion brenda sistemit të drejtësisë të gëzojë autoritetin dhe mbrojtjen e nevojshme për të funksionuar si duhet”.
Flavio Qarri: Megjithatë, zonja Qeleshi, duket sikur as avokatët penalistë nuk janë në ditët e tyre më të mira. Ne flasim për sigurinë e gjykatave dhe duket sikur flasim për sigurinë e gjykatësve, po ndërkohë po ju vjen radha juve të arrestoheni siç janë arrestuar një sasi e llahtarshme shqiptarësh, ndërkohë që kemi numrin më të lartë të paraburgosurve në Europë. Mos jeni ju të rrezikuarit e vërtetë?
Joana Qeleshi: Tani siguria në gjykata unë e thashë dhe pak më parë që siguria në institucion nuk lidhet vetëm me gjyqtarin. Gjyqtari është te zyra e tij dhe edhe kur del në sallë, patjetër salla duhet të ketë solemnitet që të gjitha palët, jo vetëm të ndihen të sigurta, po nga ana tjetër ti të respektosh dhe të kuptosh se ç'do të thotë të jesh në një proces gjyqësor. Dhe patjetër që pjesë e rëndësishme dhe e domosdoshme e procesit janë dhe avokatët, jo vetëm avokatët penalistë, po dhe avokatët e proceseve gjyqësore civile apo administrative, të cilat për hir të së vërtetës në aspektin e kohëzgjatjes sot janë ato që janë më problematika, e qytetarëve shqiptarë, në raport me çështjet penale që kanë masa sigurimi që patjetër respektohen më tepër afatet. Neve e kemi ngritur shpesh zërin si avokatë, sa i përket disa nga problematikave të sistemit. Qoftë sa i përket, le të themi, siguria ka qenë çështje e kohëve të fundit, ku patjetër nuk përjashtohen as avokatët, se ti mund të kesh një palë e cila konsideron për x arsye që nuk është e kënaqur me ty si avokat sepse është çështje perceptimi dhe çështje autoriteti i secilit prej institucioneve. Pra që ne të respektojmë autoritetin që ka çdo pozicion, avokati, prokurori, gjyqtari në punën që kryen. Pastaj sa i përket elementëve të tjerë, ajo që ju i referoheni besoj është ngjarja e fundit për arrestimin e avokatit Ulian Bajrami, ku sigurisht ne kemi ngritur të gjithë zërin dhe në këtë rast të gjithë avokatët e Shqipërisë kanë qenë të bashkuar sa i përket qëndrimit për ndalimin e tij, se në fakt s'ka qenë arrestim, dhe ne e kemi sqaruar, ne kemi pasur pritshmërinë që,
Flavio Qarri: Për ne që nuk kemi njohuri juridike...
Joana Qeleshi: Për ju është njësoj patjetër, patjetër. Për ju është njësoj, për ne ishte e qartë që nuk mund të kishte një ndalim që në fakt është bërë nga nga Policia Gjyqësore. Ne ende nuk kemi një informacion sot se si është trajtuar rasti, sa i përket veprimeve të kryera, në një kohë kur nga ana e Prokurorisë së Elbasanit është konsideruar që urdhëri i ndalimit ka qenë i paligjshëm, siç qartazi ishte për arsye që ne i kemi trajtuar edhe në mënyrë publike, dhe nuk dimë se çfarë ka ndodhur apo çfarë masash janë marrë me personin përkatës. Sigurisht këto janë momente që tregojnë që trajtimi, aq më tepër i avokatëve nuk është në nivelin e duhur, sepse kjo është diçka që s'mund t'i ndodhë asnjë qytetari të thjeshtë, aq më tepër një avokati për shkak të ushtrimit të detyrës dhe përmbushjes së funksionit të tij. Kështu që patjetër ne e kemi ndjekur situatën duke bërë dhe ankesat përkatëse dhe jemi në pritje të një reagimi të mëtejshëm institucional dhe me shpresën që kjo nuk do të ndodhë më. Tani problematika sistemi ka...
Flavio Qarri: Më fal, kam nevojë të ngec te një fjalë që sapo thatë. Me shpresë?
Joana Qeleshi: Tani ne gjithë jetën dhe në çdo aspekt ne ecim me shpresën që gjërat mos ndodhin, në sensin që ne marrim masat që gjërat mos ndodhin. Sepse vrasja e një gjyqtari apo një avokati apo një prokurori mund të ndodhi dhe në rrugë, mund të ndodhi dhe në një ambient tjetër. Ne shpresojmë që kjo mos ndodhi dhe është detyra jonë që të marrim masat që mos ndodhi. Domethënë shpresa nuk është në sensin hipotetik, është në mënyrë shprehje...
Ne kemi detyrimin që secili të marri përsipër përgjegjësitë e veta, të punojmë së bashku për të kryer ato që janë, aq sa mund t'i japim kontributin tonë, sepse kuptohet që ca gjëra nuk i kemi ne në dorë. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë rol kyç në menaxhimin e situatës. Ne që në fillim kemi kërkuar që të ngrihet një grup ndërinstitucional, të krijohet një protokoll sigurie për gjykatat, të jetë një grup gjithëpërfshirës, dhe ku të merren mendimet e shumë aktorëve, ku të merreshin disa masa që janë emergjente, që në dijeninë time kanë filluar të merren, pra janë krijuar ato që janë butonat e sigurisë nëpër gjykata për të njoftuar Policinë e Shtetit. Janë, po bëhet një, le të themi, skanim i situatës së detektorëve metalikë dhe të skanerave nëpër gjykata, ku është konstatuar që shumica e tyre i ka pasur ose jo funksionale, ose në gjendje të vjetër, të cilat duhet të zëvendësohen. Patjetër pastaj ka masa afatmesme, ku ne na duhet patjetër të kemi staf sigurie që të jetë i trajnuar në gjykata, të dijë të përdorë dhe të dijë të trajtojë situata problematike që mund të ndodhin në një gjykatë. Dhe kjo nuk ka rëndësi është Policia e Shtetit, apo është policia e burgjeve, apo janë thjesht staf i specializuar.
Flavio Qarri: Apo është thjesht ajo që sajoi Samir Tahiri, bë ca lekë Ilirjan Gati, por kjo nuk është një çështje tjetër.
Joana Qeleshi: Ilirjan Gard nuk mbron në fakt, as sipas VKM-së, nuk mbron ambientet e brendshme të gjykatave, mbron vetëm ambientin e jashtëm. Policia e Shtetit qëndron një polic deri në orën 4:00 dhe pas orës 16:00 vjen Ilirjan Gard. Domethënë nuk mbron fare, s'ka lidhje me ambientin e brendshëm të gjykatës.