'Të bëjë vizitë tek psikiatri'- U godit me thikë në zemër nga 25-vjeçari, si babai nuk pranoi që i biri të kurohej: S’ka probleme mendore
Detaje te reja dalin nga krimi i rëndë në familje që tronditi vendin ditën e djeshme (28 Tetor), ku 25-vjeçari Marjan Kodheli goditi me thikë në zemër babain e tij, Pjetër Kodheli brenda banesës së tyre në fshatin Shkallnur të Durrësit.
Sipas burime nga grupi hetimor, familjarët kanë dëshmuar se 25 vjeçari kishte shkuar në spital dy vite më parë për t’u vizituar.
Mjekja i kishte rekomanduar që të bënte një vizitë me mjekë psikiatër për të parë gjendjen e tij mendore.