Tjetërsuan pronat në Lezhë, lëshohen 10 urdhërarreste! Mes tyre zyrtarë publikë e efektivë

Prokuroria ka lëshuar 10 urdhërarreste për tjetërsim pronash në Lezhë.

Mes tyre janë  Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës dhe  Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve, ndaj të cilëve u caktua masa e arrestit në shtëpi.

EMRAT:

Pjetër Tuçi – “arrest në burg”

Gentian Malotaj, ish-drejtor i Kadastrës – “arrest në shtëpi”

Artur Shabaku, ish-shef i Legalizimeve – “arrest në shtëpi”

Artmir Maxhuni, zyrtar i Kadastrës – “arrest në shtëpi”

Luiza Bala – “arrest në shtëpi”

Hekuran Xhina – “arrest në shtëpi”

Flor Gjini, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”

Kol Malaj, ish-drejtor i IKMT – “ndalimi i daljes jashtë shtetit”

Martin Ndoka, polic zone në Shëngjin – “pezullimi i ushtrimit të një detyre publike” dhe “ndalimi i daljes jashtë shtetit”