VIDEO/ Buxhuku: Sorosi u fut në reformën e drejtësisë dhe më pas ndryshuan shënjestrat

Drejtuesi i Konfindustrias, Gjergj Buxhuku, i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, ka bërë një denoncim të fortë lidhur me reformën në drejtësi në Shqipëri.

Sipas tij, Xhorxh Soros u përfshi në këtë reformë për të mbështetur kryeministrin Edi Rama dhe për të ndryshuar shënjestrat e saj.

Buxhuku tha se ‘është Sorosi. Sorosi, domethënë, pati për shkak të lidhjeve që ai kishte dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe në qarqet politike të Europës, e futi dhe veten e tij në këtë projekt që ishte projekt europian.’

Ai shtoi se prania e Sorosit ‘pompoi shumë reformën në drejtësi’, por sipas tij ndikoi edhe në ndryshimin e shënjestrave:

‘E pompoi, por njëkohësisht edhe, si të thuash, ndryshoi shënjestrën. aq sa mundej. Domethënë, në qoftë se shtetet e tjera të Europës u goditën kryeministri, Domethënë arma u ngrit e mirë, por u godit, u ndryshua shënjestra, dhe kjo është historia në Shqipëri, çfarë ka ndodhur.’

Buxhuku theksoi se raportet e OSBE-së dhe të tjera ‘janë diagnozë e situatës që është në këtë vend’ dhe lidhen me atë që ai e quan problemin më akut të Shqipërisë.

‘Meqënëse pak a shumë jemi një gjeneratë, i dashur Adi, dikur, një nga strategët që ka, si të thuash, pavarësisht botëkuptimit të tij që ka, si të thuash, drejtuar në shekullin e kaluar zhvillimin e shoqërisë botërore, që ndihet edhe sot, ka thënë një fjalë, një frazë shumë të fuqishme që tani po e kuptojmë. Ka thënë, politika është shprehje e përqendruar e ekonomisë. Dhe unë them që tani, pavarësisht ngjyrimit të atij që e ka thënë, unë them që është shumë e vërtetë. Pra, politika është shprehje e përqendruar e ekonomisë.’, tha ndër të tjera, Gjergj Buxhuku në SYRI TV.