Takimi me Komitetin e Stabilizim-Asocimit/ PD: Bashkëpunimi qeveri-krim-zgjedhje, ndikon ecurinë drejt BE

Grupi Parlamentar i PD-së ka zhvilluar një takim në ambjentet e Kuvendit të Shqipërisë, me delegacionin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit BE-Shqipëri.

Kreu i GP, PD, Gazment Bardhi, në postimin e tij në Facebook, ka theksuar se biseda u përqendrua në kriteret që duhet të përmbushë Shqipëria në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

‘Deputetët e Partisë Demokratike vlerësuan rëndësinë e këtij procesi dhe theksuan se rruga drejt BE-së duhet të mbështetet në përmbushjen e reformave dhe forcimin e institucioneve demokratike, jo në vendime politike të motivuara nga arsye gjeopolitike. Bashkëpunimi qeveritar me krimin e organizuar dhe përfshirja e tij në qeverisje dhe zgjedhje, ndikon në ecurinë e Shqipërisë në BE.

Përfaqësuesit e opozitës njohën eurodeputetët me gjetjet e raporti të OSBE–ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, ku theksuan se ishte  konfirmim i shqetësimeve të ngritura prej kohësh nga Partia Demokratike. Deputetët demokratë theksuan se raporti vërteton se më 11 maj nuk pati zgjedhje të lira e të ndershme, por një farsë elektorale, ku opozita u përball me një parti-shtet’, shkruan Bardhi.

Postimi i plotë:

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE ZHVILLON TAKIM ME DELEGACIONIN E KOMITETIT PARLAMENTAR TË STABILIZIM–ASOCIIMIT BE–SHQIPËRI

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, së bashku me deputetët Jorida Tabaku, Belind Këlliçi, Tomorr Alizoti dhe Elda Hoti, zhvilluan  një takim me delegacionin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim–Asociimit BE–Shqipëri, të kryesuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio. Gjatë takimit, biseda u përqendrua në kriteret që duhet të përmbushë Shqipëria në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Deputetët e Partisë Demokratike vlerësuan rëndësinë e këtij procesi dhe theksuan se rruga drejt BE-së duhet të mbështetet në përmbushjen e reformave dhe forcimin e institucioneve demokratike, jo në vendime politike të motivuara nga arsye gjeopolitike. Bashkëpunimi qeveritar me krimin e organizuar dhe përfshirja e tij në qeverisje dhe zgjedhje, ndikon në ecurinë e Shqipërisë në BE.

Përfaqësuesit e opozitës njohën eurodeputetët me gjetjet e raporti të OSBE–ODIHR për zgjedhjet e 11 majit, ku theksuan se ishte  konfirmim i shqetësimeve të ngritura prej kohësh nga Partia Demokratike. Deputetët demokratë theksuan se raporti vërteton se më 11 maj nuk pati zgjedhje të lira e të ndershme, por një farsë elektorale, ku opozita u përball me një parti-shtet.

Ata nënvizuan se raporti i OSBE–ODIHR evidenton probleme serioze që lidhen me përdorimin e administratës publike në funksion të fushatës elektorale, shantazhimin e votuesve, përdorimin e krimit të organizuar dhe blerjen e votës, çka cenon rëndë standardet demokratike të procesit zgjedhor.

Gjithashtu rezultatet e Task-Forcës së SPAK ishte një zhgënjim dhe se u përdorin si alibi nga Edi Rama apo për të goditur kundërshtarët e tij në zgjedhje.

Deputetët demokratë informuan zyrtarët europianë edhe për tentativat e mazhorancës për të zhbërë parlamentarizmin në vend, duke përfshirë refuzimin e komisioneve hetimore parlamentare, pengimin e interpelancave dhe mocioneve me debat, si dhe shkeljen e rregullores së Kuvendit, në kundërshtim me parimet kushtetuese dhe demokratike.

Në përfundim, përfaqësuesit e Partisë Demokratike rikonfirmuan qendrimin e palëkundur  se PD mbetet forca politike më e angazhuar për integrimin europian të Shqipërisë dhe se do të vijojë të punojë për forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë, si kusht thelbësor për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.