Berisha: Dumanin nuk e heton kush sepse është mbi ligjet dhe Kushtetutën! Ai është vetëm direkt i varur nga Edi Rama
Berisha, deklaroi sot se kreu i SPAK, Altin Dumani, ndodhet “mbi ligjin dhe Kushtetutën”, duke e cilësuar si të varur drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ndaj Dumanit janë depozituar kallëzime konkrete, por asnjëra prej tyre nuk është marrë në shqyrtim, duke ngritur dyshime serioze për paprekshmërinë e tij ligjore.
Sipas kreut të PD, kjo situatë tregon se në Shqipëri ekziston një standard i dyfishtë në drejtësi, ku hetimet zhvillohen në mënyrë selektive dhe në varësi të interesave të pushtetit.
“Ai është mbi ligjet, mbi Kushtetutën. Ai është vetëm direkt i varur nga Edi Rama,” u shpreh Berisha, duke shtuar se “çdo njeri me kompetencë do të duhej të niste hetimin kryesisht, pasi janë elementë konkretë që kërkojnë verifikim.”
Në vijim të deklaratës së tij, Berisha solli në vëmendje rastin e një personi të identifikuar si Kreshnik Farruku, për të cilin sipas tij SPAK ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme, duke e përdorur këtë shembull si dëshmi të “problemit të thellë të drejtësisë së kapur politikisht”.
Deklarata e plotë:
Ne kemi dërguar edhe ndaj tij, sa për dijeni.
Janë refuzuar.
Nuk mund të hetohet ai.
Ne kemi paraqitur akuza direkt ndaj tij, po nuk ka, ai është mbi ligjet, mbi Kushtetutën.
Ai është vetëm direkt i varur nga Edi Rama.
Por çdo njeri, po të kishte kompetencë, do të niste hetimin kryesisht se këtu janë elementë konkretë.
Ai quhet Kreshnik Farruku, ekziston apo nuk ekziston.
Është nga Manza apo nuk është nga Manza.
Është arrestuar nga Gjykata e Durrësit apo nuk është arrestuar?
Është marrë dosja e tij nga Skapi apo nuk është marrë?
Ishte në Gjykatë të Lartë apo jo?
Kjo është shumë e thjeshtë. Ky nuk është rasti më i vetëm, por është më i zbërthyeri se e kam ndjekur unë.
Ja urdhëro ku del problemi i tij.