Pavarësia e Komisionit Rregullator/ A ka nevojë KQZ për një rikonceptim strukturor?

Një nga temat qendrore të debatit ishte struktura aktuale e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe marrëdhëniet mes tre shtyllave të tij: Komisionit Rregullator, Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).

Deputetët shprehën shqetësimin për nevojën e forcimit të kapaciteteve të Rregullatorit për të qenë më autonom dhe vetëfunksionues, pa u varur nga iniciativa e Komisionerit Shtetëror.

U ngrit pyetja nëse Rregullatori duhet të ketë më shumë hapësirë për të miratuar akte me nismën e tij.

Kandidatja Iliriana Nano, duke iu përgjigjur këtyre shqetësimeve, theksoi se ndërsa Kodi aktual parashikon një nismë të kushtëzuar për anëtarët e Rregullatorit (vetëm nëse Komisioneri nuk vepron), një reformë e ardhshme mund të vlerësojë zgjerimin e kësaj kompetence.

Ky diskutim nxori në pah një debat më të gjerë: nëse ndarja aktuale e funksioneve është efikase apo nëse ka krijuar konfuzion dhe mbivendosje, duke hapur rrugën për një rishikim të thellë strukturor në kuadër të Reformës Zgjedhore.

Diskutimet në komision:

Oerd Bylykbashi: Faleminderit zonja Nano. Tashmë ju keni një eksperiencë pesëvjeçare në, në drejtimin e atij institucioni dhe pra ai institucion u themelua bashkë me trupën që jeni juve, pra që ju kam që mbaroi, u mbaroi mandati. Keni krijuuar pra një eksperiencë, ju thatë që 95% e vendimeve është marrë me konsensus të plotë. Ka motive pse është ndërtuar në këtë formë. Pse është me shumicë e cilësuar, është një moment garancie ëh edhe i palëve në proces. Ndërkohë duke respektuar hapësirën dhe kufijtë që vendos ligji për atë që asgjë të shkojë përtej kësaj. Unë doja të dija, çfarë ka nevojë Komisioni Rregullator në gjykimin tuaj për të forcuar kapacitetet e tij për të qenë vetëfunksionues. Pra të jetë sa më pak i varur nga, po themi nga iniciativa që vijnë nga komisioneri shtetëror. Pra juve jeni rregullatori, ju mund t'i miratoni aktet vetë. Pra ka nevojë rregullatori, që të ketë një lloj autonomie të tij në bërjen e kryerjen e kësaj detyre. Një, e dyta, cili, si mendoni ju është raporti mes rregullatorit dhe komisionerit dhe KAS-it? Pra a ka çështje të cilat duhen sqaruar në gamën e kompetencave që kanë, sepse njëherë organi është KQZ-ja, dhe nuk mundet që një strukturë e caktuar më pas të bëhet motiv për mosfunksionimin e e organit në tërësinë e vet. Dhe e treta, ju përmendët dhe raste që ka patur ankime ndaj vendimeve tuaja, me sa kuptoj në gjykatë apo jo? Dhe gjykata, ka marrë në gjykimin tim përsipër një rol antikushtetues që të miratojë akte rregullator, akte të cilët janë vetëm kompetenca e rregullatorit, vendosin norma, të cilët, gjë që nuk mund ta bëjë dot asnjë lloj gjykate. Domethënë, edhe Gjykata Kushtetuese nuk ka fuqinë që të vendosë normë pozitive. Çfarë mendoni ju në lidhje me këtë? Pra sepse nëse bie rregullatori dhe është thjesht një hap formal, mund të jemi përpara nevojës për të parë ëh, edhe njëherë rikonceptojmë edhe njëherë mënyrën se si janë ndarë funksionet brenda KQZ-së. Pra, këto momente nëse mund të shpjegoni një çikë.

Ilirjana Nano: Atëherë, sikundër unë e theksova më herët, unë thashë 95%, po mund ta çojmë dhe 98% të vendimeve se ne kemi rreth, në mos gaboj në këto pesë vjet rreth 150 vendime, 148 vendime, dy udhëzime, le të marrim tre ankime edhe vlerësojmë tash sa përqindje sa përqindje e tyre janë ankimuar. Lidhur me vijimësinë, pa dyshim është vlerësimi juaj, por unë mund të bëj dhe unë një vlerësim timin, për të përmirësuar të qenit organ ad hoc, unë mendoj që e bën më pak të integruar një organ në kuadër të institucionit. E dyta, vendimmarrja katër me një pa dyshim që është një garanci e shtuar. Në momente të caktuara mund të duket penguese, por siç ju thashë, fakti që kemi me unanimitet një pjesë të madhe do të thotë që nuk ka qenë këtu problemi. Sa i përket ankimeve, edhe nëse nuk do kishte ndodhur kjo situatë me këto ankime që thamë dhe me vendimmarrjen e Kolegjit Zgjedhor, personalisht, nëse më lejoni mund të jap një mendim për kreun ankimi në, në Kodin Zgjedhor. Mendoj që nuk është i harmonizuar. Pra ndryshimet e herëpashershme të Kodit Zgjedhor, veçanërisht ato të vitit 2020 me parashikimin e tre organeve, ku përfshihet KASI si organ i shqyrtimit të ankimit administrativ, ëh, duke prekur disa dispozita kemi lënë të tjerat të paprekura duke patur parasysh mënyrën e vjetër të funksionimit të KQZ-së. Për mua duhet të vlerësoni edhe çështjen e rregullimin e ankimit, qoftë administrativ, qoftë gjyqësor, në kuadër të reformës së ardhshme ose të asaj që sapo ka nisur zgjedhore. Megjithatë, ideja e një strukture të re të KQZ-së apo çështja e ankimit janë, e theksoj dhe njëherë, janë vetëm elementë të tërës. Kështu që në varësi të vizionit, nuk mendoj se duhet nisur vetëm nga çfarë ka funksionuar apo çfarë nuk ka funksionuar. Në funksion të asaj se ku duam të shkojmë me Kodin Zgjedhor, cilat janë standartet që duam të prekim, më tej pastaj çdo gjë tjetër mund të konsiderohet çështje me karakter teknik. Pra, kujt i jepet një kompetencë, kujt jo, kujt i hiqet është çështje e vlerësimit tuaj në rishikimin e Kodit Zgjedhor.