SYRI TV/ Dita e 14 e grevës, rëndohet gjendja e naftëtarëve

Në ditën e 14-të të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e grevistëve rëndohet edhe më shumë. 3 tre prej grevistëve janë detyruar që ta braktisin grevën për arsye shëndetësore.  Naftëtarët grevistë dhe protestues janë shprehur për mediet se nuk do heqin dorë nga rezistenca deri sa kompania Bankers të plotësojë kërkesat e tyre për paga dhe kushte më të mira pune.

Syri TV

Në Marinzë, ka hyrë në ditën e 14 greva e urisë e naftëtarëve të Sindikatës së Sektorit të Hidrokarbureve, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po përkeqësohet nga dita në ditë. Nga 10 grevistë që nisën këtë betejë, tashmë kanë mbetur vetëm 7, pasi 3 prej tyre janë detyruar ta braktisin grevën për arsye shëndetësore.

Një prej grevistëve që ende vijon grevën, Dritan Rrapushi, deklaron se janë të vendosur për ta çuar deri në fund rezistencën.

Ndërkohë, ish-grevisti Eduard Selami, i cili u largua për shkak të problemeve shëndetësore, është rikthyer sot pranë kolegëve, por tashmë si protestues.

Naftëtarët e Bankers  janë në greve dhe protestë për kushte më të mira pune dhe paga më të larta.