FOTO/ Tritoli shpërtheu në garazhin e... I plagosuri në spital, jashtë rrezikut

Detaje të reja raportohen nga Shkodra, aty ku pak më parë ka shpërthyer një sasi me lëndë plasëse, trotil.

Si pasojë, ja mbetur i plagosur një person, punonjës në drejtorinë e Tatimeve në Shkodër.

Korrespondenti i Syri TV, raporton se lënda plasëse është vendosur në garazhin e një pallati.

I plagosuri Enea Busukja është transportuar në spital dhe sipas bluzave të bardha ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:35, në lagjen "Ndoc Mazi”, në momentin që shtetasi E. B. ka ndezur automjetin e tij, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse në automjet. 

Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. B., 38 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.