'Aksidenti fatal në Vlorë'/ Publikohet fotoja e 17-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht nga përplasja
Redaksia e 'Syri Televizion' ka siguruar dhe publikon foton e Leandro Shametaj, 17-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur në orët e vona të natës në Vlorë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 të natës, kur Leandro u përplas për vdekje nga një makinë tip “Porsche”. Sipas dëshmitarëve, goditja ka qenë fatale pasi makina po lëvizte me shpejtësi të lartë, duke e bërë përplasjen të paevitueshme.
Gjyshi i Leandros, i dërrmuar nga dhimbja, ka akuzuar autoritetet për mosveprim dhe neglizhencë:
“Unë jam gjyshi i të ndjerit. Djali i vajzës time u aksidentua mbrëmë në orën 01:30 të natës dhe u soll në morgun e spitalit të Vlorës. Kemi rreth 9 orë këtu dhe nuk vjen asnjë mjek ligjor për të bërë ekspertizën e nevojshme. Nuk e dimë çfarë shteti është ky, shtet që nuk punon. Rrinë 30 policë këtu dhe askush nuk merr asnjë masë. Një makinë ma vrau djalin dhe askush nuk ishte në vend. Ky nuk është shtet, është turp!”
Pas më shumë se 9 orësh pritjeje në morg, trupi i 17-vjeçarit u largua për autopsi. Familjarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi për ngjarjen, duke denoncuar vonesat dhe mungesën e transparencës nga autoritetet përkatëse.