Prokurori fle mbi dosjen e inceneratorit/ Shehaj: Vazhdojnë vjedhjet dhe nuk ka asnjë lloj flagrance
Ekspertja e Ekonomisë ka folur për prokurorin që fle mbi dosjen e inceneratorit të Tiranës, Dritan Prençi si dhe hetimet për këtë aferë.
E ftuar në emisionin Kafe Shqeto, Shehaj është shprehur se janë dërguar kontratat e kleringut, dokumentet për aferën e dherave 65 milionë euro dhe ende nuk ka bërë asgjë.
Shehaj theksoi se vazhdojnë vjedhjet për inceneratorin e Tiranës dhe nuk ka asnjë lloj flagrance.
“I janë çuar dhe kontratat e kleringut dhe nuk kanë asgjë për miliardat që kanë ikur. Të gjithë këto miliarda që kanë ikur, aty vazhdon vidhet ti nuk ke asnjë lloj flagrance. Kur i ikën vakti nisin me shpërdorimin e detyrës, që është abuzimi më i madh, as nuk thonë se kush është pasoja, çfaë sjell pasoja”, tha Shehaj