'Kompania Bankers' i merr tokën, e përdor për vete dhe refuzon të paguajë, Qytetari: Do bashkohem me grevën e urisë, kërkoj të drejtën time

Një qytetar nga Fieri ka dalë sot përpara ambientit ku po mbahet greva e urisë nga naftëtarët, për të denoncuar publikisht sjelljen e kompanisë Bankers.

Ai pretendon se kompania i ka marrë token që kishte për të shfrytëzuar shërbimet e saj, por nuk i ka dhënë paratë.

LEXO EDHE: 'Dita e 14 e grevës së urisë': Nga 10 grevistë kanë mbetur vetëm 7, qeveria indiferente, naftëtarët në rrezik për jetën

“S’më kanë dhënë asnjë kokërr leku. I kam dhënë token, ata e kanë shfrytëzuar dhe unë kam marrë nga 7501, ndërsa kompania e ka përdorur për vetë. Tashmë do të kërkoj të drejtën time,” tha qytetari i revoltuar, duke shtuar se nuk do të heshtë përballë kësaj sjelljeje që e sheh si padrejtësi.

 

Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe qytetarëve, duke u zhvilluar pranë protestës së grevistëve të urisë, të cilët prej ditësh po kërkojnë të drejtat e tyre dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Qytetari shprehu solidaritet me ata, ndërsa paralajmëroi se do të ndjekë rrugën ligjore për të marrë të drejtën e tij nga kompania.

Për momentin nuk ka një reagim zyrtar nga Bankers, ndërsa qytetari apelon për transparencë dhe respektim të kontratave ndaj klientëve.  Ai tha se nuk do të ndalet deri sa të marrë paratë e tij dhe drejtësia të vihet në vend.

Situata e përgjithshme e grevës së urisë

Grevistët janë në ditën e 9-të të protestës së tyre, e cila është shndërruar në një betejë të gjatë për drejtësi sociale dhe përmirësim të kushteve të punës. Sipas Sindikatës së Hidrokarbureve, numri i protestuesve pritet të rritet, ndërsa janë parashikuar edhe masa të reja organizative, përfshirë ngritjen e çadrave për akomodimin e grevistëve të rinj.

Kompania Bankers Petroleum, nga ana e saj, ka refuzuar plotësimin e kërkesave kryesore, duke pranuar vetëm një rritje të vogël në normën e antidotës ushqimore, një masë që grevistët e konsiderojnë të pamjaftueshme.

LEXO EDHE: VIDEO/ Marinzë - Pas Dyrmishit, edhe për grevistin Selami rëndohet gjëndja shëndetësore. Dërgohet në spital

Thirrjet për ndërhyrje dhe zgjidhje urgjente

Ndërsa situata shëndetësore e grevistëve përkeqësohet, përfaqësuesit e tyre kanë bërë thirrje të forta për ndërhyrje nga qeveria shqiptare. Ata kërkojnë që institucionet të ndërmjetësojnë me kompaninë në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme dhe e drejtë për problemet e tyre.

“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë protestën deri në përmbushjen e kërkesave tona, por shëndeti ynë po rrezikohet seriozisht. Shpresojmë që institucionet të reagojnë para se të jetë vonë,” tha një përfaqësues i grevistëve.