Sulmi ndaj Rannuccit/ Ish-prokurori i Vlorës letër Antimafias: Ja kush dyshohet se ka kryer atentatin…
Një letër anonime e mbërritur në Antimafian e Romës ka hedhur dritë mbi hetimet që po kryhen në lidhje me atentatin me tritol ndaj makinës së gazetarit Italian, Sigfrido Ranucci, të ndodhur pak ditë më parë, para shtëpisë së tij.
Gazetarja Alba Kepi për SYRI-n, zbulon se nga hetimet e deritanishme, dyshohet se letra është dërguar nga një ish-prokuror i Vlorës, ndaj të cilit është kryer kohë më parë një atentat nga i njëjti klan i Artur Shehut, me të njëjtën mënyrë.
Letra anonime po investigohet nga autoritetet italiane.