Cirku Kombëtar drejt shkatërrimit, Kazazi: Kemi ngelur duke u kërkuar lëmoshë institucioneve të qeverisjes lokale...
“Nuk është një betejë personale, është një betejë për të gjithë artistët”. Kështu u shpreh në një intervistë në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv Julian Kazazi, President i Sindikatës së Artit, Kulturës dhe Medias në Shqipëri, duke folur për situatën në Cirkun Kombëtar.
Në bisedë më moderatorin Flavio qarri ai shtoi se, “kemi ngelur duke u kërkuar lëmoshë institucioneve të qeverisjes lokale për të na hequr transportin që ne të shkojmë dhe të përformojmë falas për këta qytetarë”.
Flavio Qarri: Betejën për cirkun kombëtar, e bëni vetëm për vete zoti Kazazi apo edhe për kolegët tuaj?
Julian Kazazi: Normalisht kjo nuk është vetëm një betejë personale. Kjo është një betejë për të gjithë komunitetin artistik. Është një betejë për të gjithë artistët e cirkut. Sepse nuk bëhet fjalë vetëm për largimin tim nga punë. Bëhet fjalë për një presion të vazhdueshëm, për heshtjen e zërit të lirë, heshtjen e zërit të artistëve të cilët duan të punojnë në këtë shtet. Duan të punojnë në Shqipëri me dinjitet, me profesionalizëm dhe që nuk duan që të nëpërkëmbemi dhe të endemi rrugëve sa në një ambient në një ambient tjetër, kur Ministria e Kulturës e ka detyrim kushtetues për të gjetur një ambient, prestigjioz për Cirkun Kombëtar që të jetë i denjë për të gjithë artdashësit.
Flavio Qarri: Pyetja që po bëjnë edhe ata që na ndjekin në këto momente. Ku qëndron zanafilla e problemit dhe konfliktit që keni ju si cirk dhe si artistë me Ministrinë e Kulturës. Faktikisht prej kohësh unë e kam thënë që nuk është problemi i konfliktit të artistëve me, Ministrinë e Kulturës. Ne gjithmonë kemi dashur që Ministria e Kulturës të vijë të ulet, apo të ketë një vizion të qartë mbi atë çfarë ndodh sot në cirkun kombëtar apo për një angazhim më të madh të trupës së Cirkut Kombëtar. Dhe normalisht ne sot mundohemi me mjete rrethanore që të lëvizim jashtë Tiranës për të kënaqur sadopak fëmijët nëpër rrethe. Dhe akoma sot cirku nuk ka një buxhet që të plotësoje rolin e vet kombëtar. Nuk ka një buxhet të tillë, dhe ne këtë e kemi kërkuar shpesh shume herë edhe mediatikisht por edhe në mënyrë institucionale. Por akoma edhe sot e kësaj dite nuk ka një buxhet fiks për të lëvizur. Kemi ngelur duke u kërkuar lëmoshë institucioneve të qeverisjes lokale për të na hequr transportin që ne të shkojmë dhe të përformojmë falas për këta qytetarë.
Ajo çështja e çadrës së cirkut është problem më vetë se ajo është sa për të qeshur edhe për të qarë, ne kemi depozituar kallëzim penal në prokurori për zhdukjen e çadrës. Normalisht, prokuroria e Tiranës ka vazhduar hetimet, po e kërkon po e gjurmon. Edhe pse faktet janë dhe prokuroria e Tiranës nuk ka kompetencë për ta hetuar si çështje sepse i takon SPAK, për sa kohe kemi të bëjmë me një ish ministër kulture....