Java e 9-të/ Superiorja rikthehet sot me dy sfida interesante

Superiorja rikthehet sot me dy duele të vlefshme për javën e 9-të.

Në orën 14:00 Bylisi do të presë Vorën ku të dyja skuadrat vijnë nga humbja me Elbasanin dhe Dinamon.

Ndërsa në orën 17:00, Egnatia do të përballet me Teutën, skuadrën e vetme që nuk njeh humbje deri tani.

Pritet të jetë një duel i fortë ku diferenca mes skuadrave është 1 pikë.