'Ky është shteti i korrupsionit', Himci: Nga tuneli i Llogarasë te inceneratorët, Rama i përfshirë në çdo aferë
Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himci, i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, ka komentuar deklaratat e kreut të SPAK, Altin Dumani, duke i cilësuar ato si një formë shfajësimi dhe justifikimi për punën e deritanishme të institucioneve të drejtësisë ndaj aferave të qeverisë Rama.
Sipas Himcit, Dumani nuk ishte i sinqertë me shqiptarët, pasi në vend që të japë llogari për çështjet e denoncuara prej vitesh nga opozita, ai tenton t’i relativizojë dhe t’i mbajë në fazën e hetimit paraprak, pa asnjë përfundim konkret.
“Sigurisht që, të paktën nga vetë deklarimet e Dumanit dje, ishte një formë shfajësimi dhe justifikimi ndaj gjithë punës së tij.
E them këtë pasi, në çdo aspekt, do thoja që Dumani mundohej të justifikohej duke thënë se janë në hetim paraprak.
Si mund të jenë në një hetim paraprak veprat e gjitha rasteve që opozita ka denoncuar prej vitesh, dhe ato ende janë në hetim paraprak?”, – tha deputeti demokrat.
Himci shtoi se është e papranueshme që figura të larta politike dhe ish-zyrtarë të qeverisë nuk janë vënë përpara drejtësisë, pavarësisht aferave me miliona euro të publikuara në media. Deputeti theksoi se paratë e shqiptarëve janë shpërdoruar, ndërsa përgjegjësit janë të lirë dhe madje ende në poste publike.
LEXO EDHE: Altin Dumani si Rama: Patronazhimi nuk është krim
“Kjo sepse këto para tashmë kanë shkuar në duart e tyre. Shqiptarët edhe sot vazhdojnë të paguajnë për një incenerator që është fantazmë. Vazhdojnë të deklarojnë këta të SPAK-ut se janë në hetim paraprak këto figura politike, duke kamufluar pikërisht korrupsionin e kësaj qeverie.“Nëse Dumani do të kishte vullnet të mirë profesional, të paktën para drejtësisë duhet të ishin shumë më tepër ministra dhe ish-ministra,” – përfundoi deputeti i PD, Blendi Himci.
Deklarata e tij:
"Sigurisht që të paktën nga vetë deklarimet e Dumanit dje, ishte një formë shfajësimi dhe justifikimi ndaj gjithë punës së tij.
E them këtë pasi, në çdo aspekt, do thoja që Dumani mundohej të justifikohej duke thënë se janë në hetim paraprak.
Si mund të jenë në një hetim paraprak veprat e gjitha rasteve që opozita ka denoncuar prej vitesh, dhe ato ende janë në hetim paraprak?
Si ka mundësi që miliona euro të vjedhura që nga zëvendëskryeministra e vetë Rama, që nuk gjendet askund i përfshirë, dhe në deklarimet e tij ai thotë se “kanë ngrënë kumbulla e dardha” dhe nuk di gjë, e për asnjë rast nuk është përgjegjës?
Rama jo vetëm që nuk mban përgjegjësi, por edhe në rastin e Ballukut tha “drejtësia të bëjë punën e saj”, ndërkohë që me urdhrin e tij kanë qenë të gjitha që nga tuneli i Llogarasë, marrja e “Tigrave 1” dhe “Tigrave 2” që janë dëme në buxhetin e shtetit, dhe mbi të cilat sot Shqipëria po vuan kolaps ekonomik.
Kjo, sepse këto para tashmë kanë shkuar në duart e tyre.
Shqiptarët edhe sot vazhdojnë të paguajnë për një incenerator që është fantazmë.
Vazhdojnë të deklarojnë këta të SPAK-ut se janë në hetim paraprak këto figura politike, duke kamufluar pikërisht korrupsionin e kësaj qeverie.
Është korrupsion galopant në çdo drejtim nga ana e qeverisë Rama; në çdo fushë ka korrupsion qoftë në fondet e bujqësisë, infrastrukturës, koncesionet e sterilizimit, etj.
Në të gjitha rastet që diskutojmë, çdo fushë ka korrupsion, dhe detyra e Dumanit është të ishte i sinqertë me shqiptarët, jo me opozitën.
Por nëse do të kishte vullnet të mirë profesional, të paktën para drejtësisë duhet të ishin shumë më tepër ministra dhe ish-ministra".