Në deklaratën zyrtare, AFAD njoftoi se janë nisur vlerësimet e dëmeve, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara dhe të përdorin komunikimet online për të shmangur mbingarkesën e rrjeteve telefonike.

LEXO EDHE: Tërmeti i fuqishëm në Turqi, Ambasada e Kosovës del me njoftim për shtetasit që ndodhen atje

Sipas gjeologut Ramazan Demirtaş, në 80 ditët e fundit janë regjistruar rreth 12,000 lëkundje, përfshirë 45 tërmete me magnitudë midis 4 dhe 5 ballë.

Në gusht, një tjetër tërmet me magnitudë 6.1 në të njëjtin rajon shkaktoi vdekjen e një personi të moshuar dhe shembjen e disa ndërtesave të vjetra.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/October/28/auto_magnitude-6-1-earthquake-shakes-turkey-s-northwest-1_sd1761632384.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

Tërmeti me magnitudë 6.1 shkatërron ndërtesa në Turqi, vijojnë kërkimet nën gërmadha

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi mbrëmjen e së hënës rrethin Sındırgı në provincën Balıkesir në veriperëndim të Turqisë, rreth orës 22:49 sipas orës lokale.

Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, njoftoi se lëkundjet u ndjenë gjerësisht në Izmir, Bursa, Stamboll dhe Tekirdağ, ndërsa disa ndërtesa në Sındırgı janë shembur.

Sipas AFAD-it, epiqendra e tërmetit ndodhej në një thellësi prej vetëm 5.99 kilometrash, duke e bërë atë tërmet të cekët, që shpjegon pse u ndje në një zonë kaq të gjerë.

LEXO EDHE: Tërmeti me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter godet Turqinë, regjistrohen pasgoditje të forta

Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit janë dërguar menjëherë në terren për vlerësimin e dëmeve dhe kërkimin e të mbijetuarve.