Tragjike/ Vlorë, 17-vjeçari përplaset për vdekje nga 'Porsche', familjarët presin prej orësh në spital
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30 të natës së djeshme, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
Viktima është identifikuar si Leandro Shametaj, 17 vjeç.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, përplasja ka qenë fatale dhe e mituri ka ndërruar jetë menjëherë.
Të njëjtat burime tregojnë se për shkak të goditjes së fortë, trupi i viktimës është dëmtuar rëndë.
Familjarët e të riut ndodhen në spital, ku po përpiqen të tërheqin trupin e pajetë të djalit. Ata shprehen të revoltuar pasi, sipas tyre, nuk po marrin asnjë përgjigje nga autoritetet, ndërsa trupi i të ndjerit po mbahet për autopsi.