Orban lavde Papa Leos: SHBA-ja dhe Vatikani, dy qendra që favorizojnë paqen dhe zgjidhjen e konflikteve

Shtetet e Bashkuara dhe Vatikani janë dy qendra të një rrjeti anti-luftë të liderëve globalë, të cilët favorizojnë paqen dhe janë të aftë të zgjidhin konfliktin në Ukrainë, tha kryeministri hungarez Viktor Orban pas takimit me Papa Leo XIV në Vatikan.

"Ekziston një sistem i fshehur komunikimi kundër luftës në këtë botë. Po flas për një rrjet udhëheqësish, emrat e të cilëve i dinë të gjithë. Dhe gjëja e parë që dimë për njëri-tjetrin është se paqja është ajo që ka më shumë rëndësi për secilin prej nesh", i tha ai kanalit televiziv M1 në një intervistë.

Sipas mendimit të tij, "ky rrjet ka dy qendra".

“E para është qendra e pushtetit, që mban instrumente të vërteta politike për arritjen e paqes dhe ndalimin e luftës”, tha Orban, duke shpjeguar se ajo është e përqendruar rreth Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

"Në këtë rrjet ndodhet edhe një qendër shpirtërore, e cila është një burim energjie, motivimi, angazhimi, bekimi dhe mbështetjeje për politikanët që po i rezistojnë luftës. Kjo qendër është këtu, është Vatikani dhe Selia e Shenjtë", shtoi kryeministri hungarez.

Më parë, Orban tha se i kishte kërkuar Papës të mbështeste përpjekjet e qeverisë hungareze, që synojnë zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë./ TASS.