Denoncimet e Ahmetajt ‘ulërasin’, Dumani në vend t’i hetojë, e kërkon bashkëpunëtor
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani u është përgjigjur pyetjeve të ligjvënësve të opozitës, dhe në veçanti të deputetes, Jorida Tabaku gjatë raportimit të tij në Kuvend.
Teksa është pyetur për incineratorët dhe hetimet që Struktura e Posaçme Anti Korrupsion po bën ndaj miliona eurove që dyshohet se jepen nga qeveria për incinetarët, pa u kryer asnjë incinerim, Dumani sfidoi publikisht ish numrin dy të qeverisë, Arben Ahmetaj, ku i kërkoi të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.
Ndërsa Tabaku e pyeti Dumanin, nëse do të ishin të gatshëm të merrnin dëshminë e Ahmetajt në Zvicër për incineratorët, kreu i SPAK tha se deklarimet publike të tij velrësohen rast pas rasti.
‘Lidhur me dëshminë e Ahmetajt, deklarimet publike të tij velrësohen rast pas rasti. Për ne sot ai është person në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale. Në çdo moment që një subjekt dëshiron të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë është mëse i mirëpritur”, u shpreh Dumani.