Dumani e pranon: Krimi investoi në pasuri të paluajtshme, kemi vështirësi në hetimin e kriptomonedhave

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani nga foltorja e Kuvendit, pranoi se krimi i organizuar ka inevstuar në tregun e pasurive të paluajtshme, duke blerë prona me qindra-miliona euro.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve të opozitës në Parlament, gjatë raportimit për punën vjetore të institucionit që drejton, Dumani tha se ka rritje të hetimeve për pastrimin e parave, të cilat janë investuar në sektorin e ndërtimin, turizmit dhe hotelerisë.

Sipas tij, vështirësia më e madhe e hetuesve të Posaçëm është hetimi i kriptomonedhave, pasi organizatat kriminale i përdorin për të blerë prona dhe për të bërë tregti me drogë.

Në raportin që lexova, duket qartë rritja e hetimeve për pastrimin e parave. Kemi nisur hetime për pastrim parash edhe në ndërtim, turizëm, hoteleri. Janë konsfiksuar 4 hotele, në ndërtim po, kemi parë e sekuestruar raste, disa janë në proces konfiskimi.

Krimi i oprganizar ka investuar në pasuri të paluajtshme, dhe kemi pjesë të portofolit të aseteve të konsifkuara, banesa e njësi tregtare. Kriptomeonedhat, kemi konstatuar se eksponentë të organizatës përdornin kriptomonedhat për të pastruar para e për tregti droge jashtë vendit.

Janë 11 mln euro pasuri nga kriptomonedhat. Një sasi më e madhe është në poces sekuestrimi. E vështirë t’i identifikosh e hetosh, sekuestrosh kriptomonedhat. Kemi kërkuar të kemi hetues të veçantë për kripromonedhat.