‘Gjakderdhja’ financiare për inceneratorin vijon: Dumani vazhdon të thotë ende po hetojmë…
Me zërin që hera-herës e tradhëtonte, kreu i SPAK, Altin Dumani nuk ishte aspak komod në pyetjet që ligjvënësit e opozitës i adresuan gjatë raportimit në Kuvendin e Shqipërisë.
Duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me hetimet që Prokuroria e Posaçme ka bërë për incineratorin e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, Dumani tha se në total janë pyetur 71 perosona të të gjitha niveleve, duke shtuar se po hetohen edhe persona të tjerë të përfshirë.
‘Për inicneratorët e Elbasanit, Tiranmës e Fierit, SPAK ka hetuar 71 persona të të gjitha niveleve, disa me vendime penale të formës së prerë, disa në proces hetimi e disa të tjerë në gjykim. Por po hetohen edhe persona të tjerë. Incineratorët e Elbasanit dhe Fierit, kanë kaluar të gjitha fazat e shqyrtimit gjyqësor por edhe në themel, e kanë gjetur të drejtë kuaklifikimin ligjir nga ana e SPAK’, theksoi drejtuesi i SPAK.
Lidhur se ku ndodhet hetimet për incineratorin e Tiranës dhe përfshirjen e kryebashkiakut të shkarkuar dhe të arrestur të Tiranës, Erion Veliaj, Dumani dha këtë përgjigje:
‘Hetimet praprake s’kanë përfunduar për këtë procedim penal, vijojnë akoma’.
Sa i përket ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, ku deputetët e PD pyetën Dumanin, nëse do të ishin të gatshëm të merrnin dëshminë e tij në Zvicër për incineratorët, kreu i SPAK tha se nëse Ahmetaj është i gatshëm, kurdoherë mund të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.
‘Deklarimet publike vlerësohen rast për rasti, Ahmetaj është për ne persona në kërkim ndërkombëtar. Në çdo moment kur do të bëhet bashkëpunëtor është i mirëpritur’, u shpreh Dumani.