Mziu në Kuvend: Shteti u bë një me partinë, pensionet e ndihma ekonomike u përdorën për të blerë vota!

Nga foltorja e Kuvendit, deputeti demokrat Xhelal Mziu lëshoi akuza të forta për procesin zgjedhor të 11 majit, duke e cilësuar atë, një "farsë elektorale" ku shteti dhe partia në pushtet u shkrinë në një. Sipas tij, zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të drejta, pasi u karakterizuan nga presioni i vazhdueshëm, pabarazia mes palëve dhe shfrytëzimi i pushtetit për avantazhe elektorale.

Duke folur në seancë plenare, deputeti Mziu denoncoi se kufiri ndarës mes shtetit dhe Partisë Socialiste ishte zhdukur plotësisht, duke e kthyer shtetin në kundërshtar direkt të opozitës në garën elektorale. Ai argumentoi se nuk mund të ketë garë të drejtë kur "kundërshtar është shteti", duke shtuar akuza se mazhoranca është "në koalicion me kartelet e drogës apo të korrupsionit".

Si pjesë e skemës së manipulimit të votës, Mziu përmendi përdorimin e administratës publike dhe policisë, të cilët sipas tij ishin vënë tërësisht në dispozicion të maxhorancës. "Nuk kishte asnjë punonjës të administratës publike, asnjë polic, biznesmen, fermer apo person me ndihmë ekonomike që të mos ishte në rresht për të votuar partinë-shtet", deklaroi ai.

Një nga pikat më të forta të denoncimit ishte mënyra e shpërndarjes së ndihmës ekonomike dhe pensioneve. Ligjvënësi demokrat ngriti pretendidme se këto fonde shpërndahen qëllimisht jashtë sistemit bankar, përmes korrierëve apo patronazhistëve, dhe se zarfit me pagesën, i bashkëngjitet edhe "zarfi i këmbimit të votës".

Kritikat e deputetit u shtrinë edhe ndaj administratës publike, të cilën e cilësoi 4-5 herë më pak efiçente se ajo e vendeve të BE-së. Sipas tij, mbi 40% e punonjësve nuk e dinë as vendin e punës dhe aktivizohen vetëm gjatë fushatave elektorale. Për këtë fenomen, ai kërkoi një hetim të thelluar nga ana e Prokurorisë.

Në fund, Mziu kritikoi edhe produktin e reformës në drejtësi, duke argumentuar se ajo e ka larguar drejtësinë nga qytetarët, duke krijuar vonesa të papranueshme prej 10-20 vitesh për çështje si divorcet. Ai përmendi reagimin publik pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, jo si mbështetje për aktin, por si një shprehje revolte kundër një sistemi që nuk u jep zgjidhje qytetarëve, duke e konsideruar një "alarm" që kërkon vëmendje të menjëhershme.

Dhe nga zgjedhjet pluraliste të vitit '91, në themel të saj kishte katër çështje kryesore. U zhduk thotë kufiri ndarës mes shtetit dhe partisë në pushtet. Fusha e lojës ishte e pabarabartë pozitë-opozitë. Partia Socialiste përfitoi nga të qenia në pushtet për të fituar avantazhin në zgjedhje dhe së fundi, u ushtrua presion i vazhdueshëm mbi zgjedhjet.

Pra, çfarë do të thotë që me datë 11 maj, zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të drejta, sepse nuk mund të ketë garë të drejtë e të barabartë kur në zgjedhjet kundërshtar është shteti. Aq më pak kur partia është në zgjedhje dhe në koalicion me kartelet e drogës apo të korrupsionit.

Nuk është vetëm qeveria dhe mazhoranca në fakt barrë e përgjegjësisë, po jo pak rol në këtë drejtim ka dhe sistemi i drejtësisë. Unë po merrem me disa nga çështjet të cilët realisht edhe në qarkun e Dibrës të implementuara, por që absolutisht kanë qenë edhe në qarqe të tjera ku mjaft kolegë të mitë kanë treguar për ato raste. Nuk kishte asnjë punonjës të administratës publike, asnjë polic që mos të vendosej në dispozicion të farsës elektorale. Nuk kishte asnjë biznes, nuk kishte asnjë fermer, nuk kishte asnjë person që trajtohej me ndihmë ekonomike që të mos ishte në rrjesht për të votuar partinë shtet.

Por ajo se çfarë bën përshtypje dhe që duhet të ishte sensibilizuese për prokurorinë, është që ndihma ekonomike, paaftësia dhe pensionet në vitin 2025 shpërndahen jashtë sistemit bankar dhe shkojnë me korrier, me postën shqiptare, me OSHE-në apo me patronazhistë për t'i dërguar me një zarf tek shtëpia. Dhe fiks ndodh dhe në fushatën elektorale, ku bashkë me zarfin e pagesës së pensionit apo të paaftësisë apo të ndihmës ekonomike, normalisht kanë mundësinë për të dhënë dhe zarfin e këmbimit të votës. Nuk ka ndodhur asnjëherë tjetër që krahas investimeve publike të cilët në fakt nuk duhet të bëhen në katër muajt e fundit ndodh, të paktën në qarkun e Dibrës, që kemi denoncuar me video, me zë dhe me figurë, investime publike të paplanifikuara, të paprokuroruara, po që kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë tek tjetërsimi i votës tek qytetarët.

Në dallim, madje dhe nga zgjedhjet e vitit 2021, në këto zgjedhje patëm rastin për të kapur më shumë se sa shtatë apo tetë raste të mjeteve të cilët shpërndanin para. E nëse në vitin 2021, njëri nga ato të cilët ju konstatuan 5 milionë lekë të vjetra dhe listat e votuesve, u dënua dhe e vuajti dënimin, në këto zgjedhje po ju tregoj vetëm një rast. Kur ne zhvillonim fushatën elektorale elektorale të së saj me datë 9 maj, në Maqellarë, dy makina të policisë, ku kishte dhe kandidatin e Partisë Socialiste dhe eksponentë të tjerë të Partisë Socialiste, në praninë edhe të prokurorit që erdhi me vonesë, prokurorit të rrethit, por dhe të drejtorit të policisë, u konstatuan jo pak, po 12 milionë lekë, lista votuesish të djathtë dhe të tjerë elementë që tregonin që këto ishin në terren për të bërë shpërndarjen e këtyre parave. Po që nga ajo ditë dhe sot nuk është bërë asnjë lloj operimi pavarësisht shkresave tona të njëpasnjëshme për t'ia që ia kemi dërguar Prokurorisë së Rrethit apo që ia kemi dërguar Policisë. Pra, çfarë do të them? Që qytetarët kanë qenë në një situatë të paprecedent si asnjëherë tjetër.

Një tjetër element i cili është për t'u denoncuar është dhe njëherë administrata publike. Në një rankim të fundit të dy javëve më parë, dilte që administrata publike në Shqipëri ka një, një, ë, ë, qasje ose ka më saktë një, ë, reputacion ose më saktë ka një efiçencë që është katër deri në pesë herë më pak sesa vendet e Bashkimit Europian. Dhe kjo është absurde. Dhe nuk ka sesi të ndodhë ndryshe kur administrata në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër të botës, nuk ka një punë konkrete. Unë deklaroj me përgjegjësi të plotë që administrata shtetërore më shumë se sa 40% prej saj nuk dinë vendin e punës.

Madje gjej rastin për të komunikuar meqenëse është dhe prokurori i përgjithshëm, për t'i treguar që administrata e bashkive, administrata e OSHE-së, administrata e ujësjellës-kanalizimeve, nuk e dinë kush është pozicioni i tyre i punës. Ato kanë vetëm kartën e bankës, dinë kush është bankomati i tyre për të marrë pagat dhe pastaj për të qenë të gatshëm ku ka zgjedhje lokale, ku ka zgjedhje qëndrore, ku ka zgjedhje të pjesshme. Dhe ky është një fenomen i cili duhet që me patjetër duhet të jetë pjesë e hetimit nga Prokuroria. Kemi treguar me fakte edhe persona të cilët janë jashtë shtetit dhe persona të cilët e kanë shënuar emrin dhe askush nuk ka operuar. Edhe ky është një tjetër element që ka ndikuar, po themi në këtë farsë elektorale të 11 majit.

Një tjetër element. Krenohemi me reformën në drejtësi. Po kush është produkti? Produkti është se ashtu siç u operua me pushtetin vendor për t'ia larguar qytetarëve, e njëjta gjë po ndodh po themi dhe me prokurorinë. Sot kemi vetëm një prokurori të shkallës së parë në qendër qarku. Edhe një banor duhet të ecë me kilometra të tërë, me orë të tëra për të shkuar për të marrë dhe për të zgjidhur çështjen. Aq më keq është kur edhe dikush që kryen divorcin dhe do që të krijojë një lidhje të re familjare, nuk e bën dot, sepse radha është 10 vite, 15 vite, 20 vite dhe i vendos në kushte konflikti social dhe nuk besoj që mundet që dikush tjetër ta dijë më mirë se sa Prokuroria këtë lloj reagimi.

A mund ta lejoni? Vrasja e një gjyqtari dhe ju, ishte vërtet shumë e dhimbshme. Por nëse do të shohësh komentet e qytetarëve, nuk është se ishin kundër, nuk u se ishin pro vrasjes, po ishin kundër sistemit, sepse po e mbyllin ciklin e jetës së tyre për të marrë të drejtën e pronës, po e mbyllin ciklin e tyre për të marrë të drejtën dhe ky duhet të jetë një alarm për sistemin e drejtësisë, për t'i kthyer shërbimin...