Zëvëndës Kryeministri është Kryeministri
Nga Ylli Dylgjeri/
Zëvëndës Kryeministri dhe Kryeministri në institucionet monokratike është një.
Ashtu siç është zv Ministri me Ministrin, apo edhe në të tjera funksione të ngjashme në Ministritë e linjës.
Pra zëvendësit kanë funksionin e tyre, përgjegjësit e tyre në përshkrimin e detyrave funksionale, por janë njëherësh edhe Titullari i Institucioni në mungesë dhe me porosi kur ja delegon Kryeministri.
Vërehet se kjo përgjegjësi lexohet shpesh në fund të Urdhrave dhe shkresave që dalin nga Titullari më i lartë. Aq më tepër kur sheh se këto shkresa kanë marrë udhë nga karrigia e Kryeministrit Shqiptar që e pason shpesh përgjegjësinë te Zëvëndesat. E filloj me Ahmetajn, Braçen dhe së fundi Balluken.
Sipas Ligjit 9000 të dt. 30.1.2003
Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Ministrave, në Nenin 2 dhe 5 thuhet:
Neni 2 Kryeministri
1. Kryeministri, përveç kompetencave te parashikuara ne Kushtetute dhe ne ligje te veçanta, ushtron edhe këto kompetenca:
a) përfaqëson dhe drejton Kryeministrinë; b) u kërkon ministrave përgjegjës shpjegime, relatime dhe verifikime administrative, për çështje te fushës qe ata mbulojnë;
c) pezullon zbatimin e akteve te ministrave, të drejtuesve te institucioneve qendrore, ne varësi të tij ose të ministrave, me nismën e vet ose me kërkesë te subjekteve te interesuara, kur konstaton shkelje te Kushtetutës, të ligjeve, ose te akteve te Këshillit te Ministrave.
2. Me miratimin e Këshillit te Ministrave, Kryeministri mund te marre përsipër edhe detyra te tjera.
Neni 5
Zevëndeskryeministri merr këto funksione:
1.Zëvëndëskryeministri zëvëndeson Kryeministrin në kuptimin e pikës 1 të nenit 3 të Kodit të Proçedurave Administrative.
2. Zëvëndëskryeministri kryen detyra, që parashikohen në ligje të veçanta, si dhe ato që i ngarkon Këshilli i Ministrave ose nga Kryeministri.( vini re: Kryrministri)
Sa më shumë delegim kompetencash te vartësit sheh nën drejtimin e Kryeministrit aq më shumë përgjegjësie largon Ai, apo shkeljet e pafund ligjore që janë konstatuar në Qeveri gjatë këtyre 14-të viteve qeverisjes se Tij.
U bë rasti i dytë që zv/ kryeministri shqiptar thirret për hetim nga SPAK. Fillimisht Ahmetaj dhe tani Balluku...
Çdo kush që i njeh këto funksione e kupton fare mire që në SPAK sot nuk është Zëvendësi i Kryeministrit.
Në SPAK sot është Kryeministri i Shqipërisë.
Në SPAK sot është vetë Edvin Rama femër në limitet e afatit të veprës penale.
Pse se dimë Ne se çfarë është Edi Rama?
Të tjerat i ka thënë E.H.