Banorët e fshatit Fan kërkojnë zgjidhje pas dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut
Situata e krijuar nga reshjet e dendura të shiut në njësinë administrative Fan të Mirditës ka shkaktuar probleme serioze në zonën e Domgjonit, ku disa familje kanë mbetur të izoluara për shkak të shembjes së një ure dhe prurjeve të shumta të përrenjve malorë.
Banorët tregojnë se situata është e vështirë, ku jane dëmtuar dy ura rrjeti ujesjellësit ndërsa ka probleme me energjine elektrike.
LEXO EDHE: VIDEO/ Reshjet e dendura izolojnë fshatin Thirrë në Mirditë, dëmtohen rruga dhe disa ura
Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, ka deklaruar se përrenjtë malorë në Fan janë një nga pikat më problematike, pasi gjatë reshjeve të forta rrezikojnë rrugët dhe urat që lidhin banorët me qendrat e banuara.
Sipas Melyshit, për njërën prej urave që është dëmtuar rëndë është parashikuar një investim brenda këtij viti, ndërsa për dy ura të tjera po shqyrtohen mundësitë e bashkëpunimit me Emergjencat Civile dhe Forcat e Armatosura, me qëllim ndërhyrjen sa më të shpejtë dhe garantimin e qarkullimit për banorët.