Sekuestrohen lëndë narkotike gjatë kontrollit të automjetit, arrestohet 26-vjeçari në Lezhë
Policia e Lezhës arrestoi një 26-vjeçar gjatë kontrollit të automjetit të tij, pasi u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Lezhës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.