Ekstradohet në Austri 29-vjeçari i dënuar me 5 vite burg për trafik droge
Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet austriake kanë ekstradimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.
Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës dhe homologëve në Austri, u përfundua me sukses procedura për ekstradimin nga Shqipëria në Austri të shtetasit Mondi Gitlan, 29 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Sipas njoftimit zyrtar, Gjykata e Vjenës në maj të vitit 2025 e ka dënuar Gitlanin me 5 vite burgim për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.
Pas lokalizimit të tij në territorin shqiptar dhe ndalimit nga policia, autoritetet shqiptare kryen procedurat ligjore për dorëzimin e tij te drejtësia austriake, në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare për ekstradim.