Tetë të arrestuar për spiunazh në Poloni, të lidhur me inteligjencë të huaj

Polonia ka arrestuar tetë shtetas të huaj, ku midis tyre dy ishin ukrainas,të cilët akuzohen për mbledhjen e të dhënave të ushtarëve dhe infrastrukturës për inteligjencën e huaj, ndërsa Varshava po merr masa drastike ndaj spiunazhit të dyshuar nga Rusia dhe Bjellorusia, raportoi Reuters.

Dy ukrainasit ishin midis tetë personave, ndalimi i të cilëve nga Polonia dhe Rumania u njoftua javën e kaluar, tha ministri i shërbimeve speciale, Tomasz Siemoniak.

“Kjo është e vërtetë, po dëshmojmë një intensifikim të aktiviteteve sabotuese dhe përgatitjeve për raste sabotimi”, tha Siemoniak të hënën.

Agjencia e Sigurisë së Brendshme e Polonisë, ABW,  tha se dy shtetasit ukrainas, të moshës 32 dhe 34 vjeç, u arrestuan në qytetin jugor të Katovicës më 14 tetor.

ABW, tha në një deklaratë se dy të arrestuarit dyshohet se kishin mbledhur informacione rreth anëtarëve të Forcave të Armatosura Polake dhe infrastrukturës në lidhje me përpjekjet për të mbështetur Ukrainën.