‘Balluku nën hetim për korrupsion, 90% e mediave s’e dhanë, se i paguani!’, Shehaj - Ballës: O Taulant, ku i gjeni lekët?

Kreu i “Mundësia”, Agron Shehaj ka replikuar me kreun e GP të PS duke i akuzuar për influecim në fshehjen e lajmit për thirrjen e zëvendëskryeministre në Prokurorinë e Posaçme.

Ai tha se PS ka blerë mediat, pasi në rastin e lajmit me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga SPAK, nuk e raportuan. Sipas Shehajt, mediat janë blerë.

“Shiko Taulant, ti je mësuar për ti bërë shqiptarët për budallenj. Ku i gjeni ju ato miliona euro? Ku i gjen paratë taulant? Miliona euro që harxhoni nëpër media. Doli një lajm para ca ditësh që Zëvendëskryeministrja është nën hetim për korrupsion, s’doli në 99 përqind të mediave, se i paguani dhe guxoni vini këtu dhe flisni për financimin e partive politike. T’ju vijë turp.”, tha ai.