Parlamenti miraton ngritjen e komisionit për reformën territoriale dhe atë zgjedhore

Miratohet ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale.

Sot në seancën parlamentare është miratuar ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Reformën Territoriale.

Mazhoranca dhe opozita kanë arritur konsensusin për miratimin e ngritjes së dy komisioneve. 

Ngritja e Komisionit për Reformën Zgjedhore u miratua me 113 vota, ndërsa ajo për Territorialen me 115 vota.