VIDEO/ Leverkusen mposht Freiburgun dhe ngjitet në zonën e katër më të mirëve
Bayer Leverkusen u rikthye te fitorja në Bundesligë, duke mposhtur Freiburgun 2-0 në “BayArena” dhe duke hyrë në top katër të renditjes. Pas humbjes së rëndë 7-2 ndaj PSG-së në Ligën e Kampionëve, skuadra e Kasper Hjulmand reagoi menjëherë, duke kontrolluar ndeshjen pas disa minutave të para të vështira. Portieri Mark Flekken shpëtoi Leverkusenin në dy raste të hershme, ndërsa në minutën e 25-të Ernest Poku zhbllokoi rezultatin me një goditje të saktë nga distanca pas një kombinimi të bukur me Aleix García.
Freiburg tentoi të reagonte me një goditje dënimi të Scherhant, por pa rezultat. Në pjesën e dytë, vendasit e mbyllën ndeshjen në minutën e 52-të, kur Edmond Tapsoba shënoi me kokë pas një krosimi të saktë nga Alejandro Grimaldo – goli i tij i parë në shtëpi në kampionat që nga janari 2023.
Miqtë e humbën krejt kontrollin pas përjashtimit të Philipp Lienhart me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa Leverkusen administroi me lehtësi rezultatin. Kjo ishte fitorja e katërt radhazi për “Die Werkself” dhe ndeshja e gjashtë pa humbje nën drejtimin e Hjulmandit. Në anën tjetër, Freiburg pësoi humbjen e parë pas nëntë ndeshjesh dhe mbetet në pjesën e poshtme të tabelës.