‘Pra, Binaj i papërshtatshëm për kryebashkiak se është komedian, piktori ynë i përshtatshëm për kryeministër’

Juristja Enida N. Bozheku, ka komentuar deklaratat e Edi Ramës për kandidatin e pavarur në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, të mbështetur nga të gjitha partitë e opozitës.

Në postimin e saj në Facebook, Bozheku thekson se ‘Binaj qënka i papërshtatshëm si kandidat për kryetar bashkie se është comedian, ndërsa piktori ynë është i përshtatshëm për kryeministër’.

Postimi i plotë:

Rama, Piktori, par excellance i kohes tone, akuzon Binaj se eshte aktor, pra Artist qe i eshte bashkuar kenetes se opozites! Nga ana tjeter, e verteta eshte se, Binaj eshte nderkohe edhe i diplomuar per Arkitekture dhe hapur ka deklaruar qe figura e tij eshte apolitike. Ne kuptim te kodit zgjedhor, mbeshtetja opozitare, apo partjake, Binajt i duhet per te siguruar regjistrimin ne KQZ.

Kthehemi te Piktor, i cili vet vjen nga bota e artit. P.sh., miku i tij Zhelensky, qe e do fort vjen po nga komedia, aktor. Ish kryetari bashkise, sot deputet i tij, Erjon Isai eshte aktor. Pra, Binaj na qenkerka i papershtatshem si kandidat per Kryetar Bashkie se eshte komedian, ndersa Piktori yne eshte i pershtatshem per Kryeminister.

Eh punto nero, nero!