Torino përmbys Genoan, Asllani titullar, zëvendësohet nga Ardian Ismajli
Torino arriti një fitore të rëndësishme përballë Genoa-s, duke përmbysur rezultatin dhe triumfuar 2-1 në ndeshjen e javës së tetë të Serie A. Genoa e nisi mirë takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e 7-të me Thorsby-n, pas një aksioni ku topi u devijua nga Kristjan Asllani, i cili u aktivizua titullar në mesfushë. Pjesa e parë foli për miqtë, por pas pushimit gjithçka ndryshoi.
Torino reagoi me forcë dhe në minutën e 63-të barazoi falë një autogoli të Sabelli-t, ndërsa në minutën e 90-të mbrojtësi Maripan realizoi një gol spektakolar që vulosi përmbysjen dhe fitoren 2-1 të “granatëve”. Portieri Paleari ishte protagonist në shtesë me dy pritje vendimtare ndaj Vitinha-s dhe Corneti-t, duke i siguruar Torinos tri pikë të vlefshme.
Në minutën e 60-të të ndeshjes, Asllani u zëvendësua nga një tjetër shqiptar, mbrojtësi Ardian Ismajli, që u aktivizua në minutat e fundit. Me këtë humbje, Genoa mbetet në fund të tabelës me vetëm tri pikë në tetë ndeshje, fillimi më i dobët në historinë e klubit, ndërsa Torino ngjitet në kuotën e 11 pikëve dhe lë pas krizën.