Përplasen makinat në Bulqizë, përfundojnë në spital 4 persona

Një aksident është regjistruar gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Bulqizë – Gjoricë ku janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit B.T., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi:

Bulqizë / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Bulqizë-Gjoricë janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit S.A., dhe B.T.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit B.T., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.