Shkodër / Përroi i Glinës del nga shtrati, reshjet e shumta rrezikojnë përmbytjen e 1/3 së territorit të Vaut të Dejës

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në qarkun e Shkodrës. Përroi i Glinës ka dalë nga shtrati në disa zona, duke rrezikuar përmbytjen e 1/3 së territorit të Vaut të Dejës.

Në pamje të siguruara nga terreni, shihet qartë se si prurjet e mëdha të ujit kanë dalë jashtë kontrollit, duke përfshirë toka bujqësore dhe duke u afruar drejt zonave të banuara.

Sipas raportimeve të deritanishme, janë regjistruar përmbytje banesash në njësitë administrative Bushat, Vau Dejës dhe Hajmel, ku banorët po përballen me vështirësi për shkak të rritjes së nivelit të ujit.

LEXO EDHE: Shkodra në alarm nga moti i keq/ Përmbyten banesa në Vaun e Dejës, përroi Glinë rrezikon të dalë nga shtrati