Binaj: Rama, prestigjator… u merr 140 milionë euro qytetarëve duke ‘i bindur’ se po bën incinerator…

Kandidati i pavarur dhe i mbështetur nga e gjithë opozita për zgjedhjet për kreun e bashkisë Tiranë, Florjan Binaj ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramës ku ai e quante atë vetëm një aktor që të bën për të qeshur.

“Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke " i bindur" se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë!”, shkruan Binaj. “Prestigjator!”, vijon ai në postimin e tij.

Mesazhi:

Aktori më i madh në Shqipëri është Edi Rama, që u merr 140 milionë Euro qytetarëve duke " i bindur" se po bën incenerator pa vënë asnjë tullë! Prestigjator!