Kurti nuk siguron votat për qeveri, Kosova drejt zgjedhjeve të reja në dhjetor

Kuvendi i Kosovës nuk zgjedh Qeverinë e re. Propozimi për ‘Kurti 3 mori vetëm 56 vota pro. 52 votuan kundër e 4 abstenuan. 

Kjo është hera e parë në historinë politike të Kosovës, një mandatar për kryeministër dështon  në votim. Albnin Kurti doli sot paradite para deputetëve për të kërkuar votën për të qeverisur Kosovën me 20 ministra por pa arritur të sigurojë koalicion për të qeverisur. Në fjalimin e mbajtur në foltoren e Kuvendit Kurti tha se asnjë prej partive që u ka bërë ftesë nuk kanë pranuar marrëveshje bashkëqeverisjeje.

Gazetarja e Syri.Tv Albionë Zhitia e cila ka ndjekur nga afër seancën parlamentare në Prishtinë informon se tani përgjegjësia kalon te presidentja Vjosa Osmani.  E cila do të të thërrasë prë të të pyetur nëse partia e dytë PDK., ka shumicën për Qeverinë e re, ose të ftojë partitë e tjera opozitare për të parë cila nga atom und të krijojnë qeverinë.

Por në deklarimet e tyre asnjëra nga partitë nuk janë të gatshme për të krijuar qeveri dhe opsioni I vetëm mbeten zgjedhje të reja.

Edvin Parruca: Kosova mund të shkojë zgjedhje në dimër, në dhjetor?
Albionë Zhitia: Me të gjitha gjasat po sepse nëse në 10 ditët e ardhshme nuk krijohet qeveria e re hyn në fuqi zgjedhjet e reja pas 45 ditëve

Kjo ishte hera e parë që një mandatar për kryeministër dështon në votim. Në të gjitha proceset e deritashme të formimit të qeverisë, që nga viti 2001, mandatarët janë zgjedhur me shumicë votash me të parën në propozim: Bajram Rexhepi në 2002-n, Ramush Haradinaj në 2004-n, Bajram Kosumi në 2005-n, Agim Çeku në 2006-ën, Hashim Thaçi në 2008-n dhe 2010-n, Isa Mustafa në 2014-n, Ramush Haradinaj në 2017-n, Albin Kurti në 2020-n dhe 2021-n, si dhe Avdullah Hoti në 2020-ën. Votimi për Hotin u kontestua, meqë rezultoi se një deputet nuk kishte të drejtë të zgjidhej, e për rrjedhojë vota e tij që ishte përcaktuese për zgjedhjen, u konsiderua jokushtetuese.

Pas dështimit, partitë opozitare kanë thënë se nuk do ta bëjnë shumicën dhe se vendi duhet të bëhet gati për zgjedhje.